Malkaj shpërthen kundër Veliajt: O qelbësirë që flet pas krahëve! Dil këtu pa atë këlyshin e k*rvës

Aktori Mehdi Malkaj, u shpreh gjatë fjalës së tij në protestën para Bashkisë së Tiranës se do të jetë protestues deri sa të ketë jetën. Malkaj tha se do të protestojë kudo derisa të mbyllë sytë.

“Veliaj me i madhi i hajdutëve. Hajdut dhe qelbësirë. Zotërinj të policisë, kur keni veshur atë uniformë  a keni bërë një betim para kushtetutës që do mbroni popullin dhe atdheun. Epo populli jemi neve dhe në jemi të shtypurit dhe ju jeni me te këqinjtë, me plehrat me ndyrësirat.

Me këtë qelbësirën që nuk la gjë pa vjedhur, që nuk la gjë pa shkatërruar, që na zhduku edhe malin e Djatit. Ku jeni me betimin ju. Ju jeni betuar për neve dhe jo për udhëheqësit. Nuk ka gjëkundi në kushtetutë do të mbrohet udhëheqësi. Jo, mbrohet atdheu, mbrohet populli të tjerat janë fjalë … Se unë i kam bërë një betim vetes se do jem protestues deri sa të mbyll sytë. Edhe po mbaroi kjo protestë unë do vete tek tjetra. Kështu jam unë. Kështu më kanë edukuar mua.

Erion Veliaj, o qelbësira e qelbësirave që flet mbrapa krahëve, hajde more dil këtu. Dili këtu e të llafosemi. Nuk të prek njeri me dorë sepse nuk duan të bëjnë duart pis me një hale si ty. Dil këtu ta shikosh se çfarë ndodh. Qelbësirë. Zonja dhe zotërinj. Jemi në një rrugë të mbarë shumë. Do ecim gjatë do ecim bashkë pa këta….dhe pa atë këlyshin e kurvës që është në kryeministri”, tha Malkaj.

About Redaksia

Check Also

Aurel Bylykbashi emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

Partia Demokratike ka ndërmarrë një tjetër hap në riorganizimin e strukturave të saj politike në …