Anëtarja e Forumit Rinor të PD, Ema Bushati në fjalën e saj përpara protestuesve kundër vjedhjeve të kryebashkiakut Veliaj është shprehur se si një e re që ka jetuar dhe është rritur në këtë qytet, më dhemb zemra kur shoh se si korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin po shkatërron ëndrrat dhe shpresat tona për një të ardhme më të mirë.
Fjala
Të dashur bashkëqytetarë të Tiranës,
Ne një vend që shpesh duket si i mbytur nga APATIA, nga PESIMIZMI, unë jam e frymëzuar nga GUXIMI dhe VENDOSMERIA e të gjithëve ju, e të gjithëve ne që qëndrojmë, që tregojmë që jemi ende këtu, në këtë vend dhe nuk largohemi.
E të gjithëve ne që i tregojmë të gjithë të tjerëve se nuk është turp të protestosh kundër vjedhjes.
Turp është të shohësh këtë vjedhje e të mos reagosh, të mos kërkosh drejtësi apo transparence.
Turp është të thuash ç’më duhet mua.
Si një e re që ka jetuar dhe është rritur në këtë qytet, më dhemb zemra kur shoh se si korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin po shkatërron ëndrrat dhe shpresat tona për një të ardhme më të mirë.
Korrupsioni nuk është vetëm një fjalë, është një plagë që ndikon në çdo aspekt të jetës sonë.
Është arsyeja pse rrugët tona janë të shkatërruara, pse shërbimet publike janë të papërshtatshme dhe pse mundësitë për të rinjtë janë të kufizuara.
Çdo ditë, ne shohim pasojat e korrupsionit në jetën tonë të përditshme dhe nuk mund të qëndrojmë më duarkryq.
Ndaj njerëzit ikin, ndaj të rinjtë ikin, sepse jo vetëm nuk marrin shërbime, drejtësi, transparencë, por dhe apatia e tradhtia e kauzave i ka bërë të mos kenë më shpresë.
Ne me këtë protestë jo vetëm ushtrojmë presionin tonë që hajdutët të shkojnë përpara drejtësisë e të çlirojnë atë godinë, por bëjmë që të rikthehet dhe shpresa se në këtë vend ka njerëz që qëndrojnë dhe në fund fitojnë. Ne sapo e morëm një fitore.
Sot, jam këtu për të shprehur zemërimin dhe zhgënjimin tim, por edhe për të treguar se shpresa nuk është zhdukur.
Ne kemi rikthyer flamurin e partisë sonë aty ku duhej, dhe kjo është një fitore e madhe për ne.
Fitore e ardhur nga qëndresa jonë.
Ne, të rinjtë, jemi forca e ndryshimit. Ne kemi energjinë, idealizmin dhe guximin për të luftuar për atë që është e drejtë.
Nuk do të lejojmë që ëndrrat tona të shkatërrohen nga një grusht njerëzish të pangopur në hajdutërinë e tyre.
Ne do të qëndrojmë të palëkundur dhe do të kërkojmë llogaridhënie. Se nuk mund të mbyllim sytë më.
- Le të jemi të bashkuar në këtë betejë.
- Le të tregojmë se jemi të vendosur për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për veten tonë.
- Le të ngremë zërin tonë kundër padrejtësive dhe të luftojmë për një Tiranë ku transparenca dhe drejtësia janë themeli i çdo vendimi.
Sot, nga ky shesh, unë ju bëj thirrje të gjithëve: të mos ndalemi, të mos heshtim.
- Ne kemi të drejtë të kërkojmë një qeverisje të ndershme dhe transparente.
- Ne kemi të drejtë të kërkojmë një Tiranë ku secili prej nesh mund të jetojë me dinjitet dhe shpresë për të ardhmen.
E ardhmja nuk ndërtohet nga rehatia e karriges së kafenesë, as nga divani i shtëpisë.
E ardhmja ndërtohet me sakrificë dhe ajo u përket guximtarëve.
Nëse ne nuk vijmë këtu gjithmonë e më të shumtë, të ushtrojmë presionin tonë si qytetarë dinjitoz të këtij qyteti e vendi, nuk e ndërtojmë dot një Shqipëri më të mirë.
Unë kur shoh kaq shumë qëndrestarë kam shpresë.
- Bashkë, ne do të fitojmë këtë betejë.
- Bashkë, ne do të ndërtojmë një Tiranë më të mirë, më të drejtë dhe më të ndershme.
o Për veten tonë,
o Për familjet tona
o Për të ardhmen tonë.
Gazeta RD