Asfiskohet Shkodra, mbulohet nga shtëllunga tymi të zi!

Shkodra dhe rrethinat e saj janë mbuluar pasditen e kësaj të premteje nga shtëllunga tymi të zi që ngrihen prej zjarrit që ka përfshirë tregun e rrobave të përdorura.

Në një kohë kur qyteti po përgatitej për sezonin veror dhe ardhjen e mijëra vizitorëve, përfshirë emigrantët që kthehen në vendin e tyre, ndotja e ajrit ka arritur në ekstremet e veta.

Policia e Shkodrës njoftoi paraprakisht se:

Rreth orës 18:55, në lagjen “Ndoc Mazi”, në një treg me rroba të përdorura ka rënë zjarr. Zjarrfikësit së bashku me policinë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.

Shërbimet e Policisë  po bëjnë evakuimin e banorëve nga banesat që rrezikohen nga zjarri. Zjarrfikësit po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e  shkakut të rënies së zjarrit.

ImageImageImageImageImageImage

ImageImage

About Redaksia

Check Also

Tensionohet protesta para Kuvendit, policia tërheq zvarrë disa protestues

Situata është tensionuar gjatë protestës që po zhvillohet këtë të martë pranë Kuvendit të Shqipërisë, …