Ida Mëngjesi, motra e avokatit Sokol Mëngjesi, ka reaguar në rrjetet sociale, dy ditë pasi ky i fundit doli nga gjendja e komës, në një spital të Athinës ku po kurohet pas dhunës barbare mëngjesin e 29 Majit në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
E motra e avokatit falenderon të gjithë ata që i qëndruan pranë familjes së tij përgjatë kësaj periudhe të vështirë. Ida Mëngjesi shkruan se “sytë e tij të zgjuar u zgjuan nga një ëndërr e keqe”, duke u shprehur besimplotë se, “Zoti do e ngrejë sërish Sokolin në këmbë”.
E motra e avokatit se përgjatë këtyre ditëve të kobshme që kanë zgjatur si muaj kanë mësuar se asgjë nuk vlen sa fuqia e mbinatyrshme e dashurisë njerëzore që u derdh mbi të.
Postimi i plotë
“Ne emrin e vellait tim te shtrenjte. Ne emer te prinderve te mi heronj. Ne emer te Anxheles se dashur dhe engjejve tane te bekuar, dhe me gjithe qenien time do doja t’ju falenderoja nga zemra cdo njerin prej jush, te njohur e te panjour qe e mbuluat Sokolin me nje mburoje te papershkruar dashurie njerezore, derisa syte e tij te zgjuar u zgjuan nga kjo enderr e keqe.
Zoti ka menyrat e tij per te na provuar egzistencen e gjithefuqishme, nepermjet mrekullive qe ben here pas here me njerezit dhe ai do e ngreje Sokolin ne kembe!
Ne keto dite te kobshme qe kane zgjatur si muaj kemi mesuar se asgje nuk vlen sa fuqia e mbinatyrshme e dashurise njerezore qe u derdh mbi te dhe mbi ne ne nje menyre te papershkruar me fjale!
Drita e qirinjve te ndezur ne te kater anet e botes, drita e cdo lutjeje te peshperitur nga buzet e drdhura dhe drita e miresise qofte me ju cdo cast dhe mbreterofte e mira ne jeten dhe ne shpirtin tuaj! E mira nuk humbet!”
Gazeta RD