Bardhi: Partnerët strategjikë i dëgjoj, por do punoj me cilindo që forcon Partinë Demokratike

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, në emisionin “Open” tha se i dëgjon gjithmonë këshillat e partnerëve strategjikë, por ai do të punojë me cilindo që forcon Partinë Demokratike.

Lidhur me deklaratën e fundit të Ambasadës së SHBA, pasi Gjykata e Apelit i dha vulën dhe logon grupimit të Sali Berishës, Bardhi tha se nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin amerikan lidhur me bashkëpunimin me personat ‘non grata’.

Duke komentuar vendimin e Komisionit të Apelimit në Mbretërinë e Bashkuar që rrëzon ankimimin e ish-Kryeministrit Sali Berisha, Bardhi tha se pozita e tij në raport me Britaninë e Madhe nuk ndryshon edhe pas këtij vendimi.

Bardhi tha se një parti politike nuk është e njesuar vetëm me kryetarin. “Nuk mendoj se z. Berisha i vetëm mund të çojë PD drejt fitores, por të gjithë së bashku mund ta bëjmë”, tha Bardhi.

Ai tha se publikisht ka deklaruar publikisht se do të jetë anëtarësia e PD-së ajo që do të vendosë kandidatin për Kryeministër, nëse partia fiton zgjedhjet, madje jo vetëm Kryeministrin, por të gjithë ekipin qeverisës.

Përsa i takon komisionit të reformës zgjedhore, Bardhi tha se nga ana e socialistëve nuk ka një vullnet për të ccuar përpara këtë reformë.

“Kemi bërë propozimet tona lidhur me reformën zgjedhore, që nisin nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese për votën e emigrantëve, si dhe me rekomandimet e institucioneve ndërkombëtare që monitorojnë zgjedhjet”, tha Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Pse vetëm Berisha flet për protesta?

Bledi KASMI Sot vetëm Berisha flet për protesta. Në takime, mbledhje dhe konferenca vetëm ai …