Skandal! Rektori i Universitetit të Tiranës i jep tenderat kompanisë së dajës së tij

Hijet e skandalit kanë përfshirë Universitetin e Tiranës.

Ish-Zëvendës-Ministri i Arsimit dhe studiuesi shkencor, Taulant Muka ka denoncuar se Bordi i Administritmit të Universitetit i ka dhënë tendera miliona lekësh kompanisë së dajës së Rektorit Artan Hoxha.

Sipas dokumenteve të publikuara nga Muka, kompania e dajës së rektorit Artan Hoxha ka përfituar rreth 200 mijë euro tendera.

Ky skandal vjen fill pas atij ku Rektori Artan Hoxha dhe dekania e fakultetit të Drejtësisë kishin bërë plagjiaturë në punimet e tyre doktorale ku dhe kanë marrë titujt respektivë “Doktor Shkencash”.

Për plagjiaturën e Rektorit Artan Hoxha dhe Dekanes Dorina Hoxha, edhe pse situata është flagrante, nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Institucionet kompetente.

Zgjedhjet janë me datë 21 qershor dhe Institucionet flenë gjumë.

Më poshtë janë tenderat që i janë dhënë Shtëpisë Botuese Morava, e cila është e dajës së Artan Hoxhës.

Edhe pse me aspektet financiare merret Administratori i UT dhe Bordi i Administrimit, dukshëm kanë favorizuar dajën e Rektorit duke i dhënë rreth 200,000 Euro tendera./Ora

About Redaksia

Check Also

Anëtarët e KLGJ janë më kriminelë se vetë Irena me 5 mbiemra! Janë skllevër të Edi Ramës!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një deklarate para SPAK, akuzoi anëtarët e KLGJ …