Nga Sali BERISHA
Çfarë nuk donte Edi Rama që të dëgjohej në Komisionin Hetimor për koncesionet e Sterilizimit dhe Check up?? Pse urdhëroi heqjen e transmetimit live të Kuvendit, edhe pse mbledhja e Komisionit vijonte??
Dëshmia e Auditueses së KLSH znj. Brunilda Zenelaj, thellon skandalin e shpërdorimit të parave të shëndetit të qytetarëve në dy koncesione që shkojnë mbi 200 mln Euro.
Çfrarë dëshmoi znj. Zenelaj në lidhje me auditin e KLSH në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH):
- Vijojnë pagesat nga FSKDSH për analiza chck up të pakryera. Gjetje që nga vit i parë e në vijim;
- Në vitin 2022 janë bërë pagesat për 20,172 analiza check up të pakryera në vlerën 37,198 mijë leke (rretth 250 mijë EURO)
- Ka rritje të lartë të sëmundshmërisë në 2022 krahasuar me 2021. Kështu, në bazë të raportit të KLSH:
– sëmundjet kronike janë shtuar me 8,603 raste,
– vlera e rimbursimit të barnave për shkak të rritjes së sëmundshmërisë dhe kompleksitetit të tyre me 1,184,831 mijë lekë më shumë;
– rritja e numrit të shtrimeve në spitale me 18,979 raste më shumë,
– rritja e vizitave ambulatore në Spitalet Universitare dhe Bashkiake me 123,354 raste më shumë etj.
- Check up si masë parandaluese nuk ka dhënë efekt në uljen e sëmundshmërisë. Qëllimi i një analize check up është për të ekzaminuar gjendjen e për të parandalauar sëmndshmërinë e popullatës.
- Rekomandim për Ministrinë e Shëndetësisë nëpërmjet Fondit të Kujdesit Shëndetësor të bëjë një relacion për situatën, e në bashkëpunim më subjektin që e ka fituar që pagesat të bëhën kundrejt shërbimit të kryer.
- Rekomandimi i KLSH, si edhe vitet e tjera nuk është marrë në konsideratë.
- Pagesa e 20% të TVSH nuk është në përputhje me Ligjin për TVSH sepse shërbimet janë të përjashtuara. Dy kontrata të tjera koncesionare janë të përjashtuara nga TVSH.
Gazeta RD