Gjekmarkaj: PD ka një kryetar legjitim që është pranuar nga të gjithë dhe ai është Sali Berisha!

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, është pyetur nëse forca politike ku bën pjesë duhet të drejtohet nga një kryetar i ri, duke qenë se Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, ndërsa zgjedhjet e vitit 2025 po afrojnë.

Gjekmarkaj ka deklaruar në News24, se debate të tilla janë të parakohshme dhe të panevojshme, përderisa PD ka një kryetar legjitim që është pranuar nga të gjithë dhe ai është Sali Berisha.

“Fokusi ynë është pikërisht rrëzimi i Qeverisë”, theksoi ai.

Lidhur me paralajmërimet e bëra nga Lulzim Basha se do të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë për vendimin e Apelit për vulën dhe logon e PD-së, Gjekmarkaj tha se, kjo rrugë e zgjedhur nga Basha duket si një mënyrë për të mbajtur me gajret edhe ata që i kanë mbetur si mbështetës.

Ai u shpreh se uronte që të gjithë demokratët të bashkohen në PD, duke i qëndruar deklarimeve të tyre se do të respektojnë institucionet, logon dhe vulën e Partisë Demokratike.

About Redaksia

Check Also

Anëtarët e KLGJ janë më kriminelë se vetë Irena me 5 mbiemra! Janë skllevër të Edi Ramës!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një deklarate para SPAK, akuzoi anëtarët e KLGJ …