Berisha: Do ketë të dhëna të tjera se çfarë gjobëvënësi i pafytyrë është Dumani!

Kreu i PD, Sali Berisha në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur se para jush denoncova mbrëmë se si ky kriminel i fëmijëve tanë, që amniston bandat elektorale dhe kriminelët elektoralë në pushtet, tenderon me ish-të pandehurin e tij 99.9 përqind.

“Para jush denoncova mbrëmë se si ky kriminel i fëmijëve tanë, që amniston bandat elektorale dhe kriminelët elektoralë në pushtet, tenderon me ish-të pandehurin e tij 99.9 përqind.

Prisni, do keni të dhëna të tjera se çfarë gjobëvënësi i pafytyrë është ky.

Të gjitha do ia nxjerrim një nga një. Atij dhe cilitdo.

Nuk ka forcë në botë që ndalon Sali Berishën pa u treguar vendin çdo mafiozi, çdo hajduti, kryeministër qoftë ai, ministër, prokuror apo gjykatës, zyrtar i lartë, shqiptar apo i huaj.

Jetë ime do jetë në shërbim të qytetarëve shqiptarë.

Në mbrojtje të tyre, në mbrojtje të interesave të tyre. Të dinjitetit të tyre”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Takim me drejtuesit, porosia e Berishës për 8 majin/ “Rama nuk ka shpëtim nga qerthulli ku ndodhet…”

Sali BERISHA Së pari, një përshëndetje shumë të përzemërt dhe një urim nga zemra për …