Berisha thirrje çdo demokrati: Ky është bashkim jo për pseudo-opozitë, por për betejë-opozitë!

Lideri i opozitës, Sali Berisha i ka bërë thirrje çdo demokrati për bashkimin e tyre në betejë me regjimin e Edi Ramës. Berisha tha se, ky është bashkim jo për pseudo-opozitë, po për betejë-opozitë.

“Ndaj miqtë e mi, të bashkohemi, por edhe njëherë para jush dhe në emër tuaj, i bëj thirrje çdo demokrati që ka investuar mundin dhe djersin e tij në këtë parti, çdo këshilltari që qëndron aty me votat e flamurit të partisë, të bashkohemi te flamuri, të bashkohemi të idealet, të bashkohemi miq se ky është bashkim në betejë.

Se ky është bashkim jo për pseudo-opozitë, po për betejë-opozitë, për mosbindje civile, për të përmbysur Edi Ramën, për qeveri teknike, për zgjedhje të lira, për fitoren e PD-së.

Nga lufta veçse ai largohet, thotë himni ynë, nga beteja jonë veçse largohet thotë himni ynë.

Ndaj dhe sot o kurrë, të gjithë në betejë, të gjithë në mosbindje civile, të gjithë drejt fitores.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Protesta në Durrës/ Banorët: Bashkia po na shemb shtëpitë, ata që paguajnë do shpëtojnë!

Banorët e zonës së “Urës së Dajlanit” kanë dalë sot në protestë për shkak të …