Këlliçi: Me talljen që po i bën SPAK-ut dhe Dumanit, Veliaj e ka shkelur me këmbë reformën në drejtësi!

Anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi tha gjatë fjalës së tij në protestën kundër korrupsionit që po mbahet përpara bashkisë së Tiranës se, me talljen që po i bën SPAK-ut dhe Altin Dumanit, Veliaj e ka shkelur me këmbë reformën në drejtësi.

“Një mirënjohje e jashtëzakonshme për të gjithë qytetarët e Tiranës që vijnë në këtë protestë. E cila shënon një rekord evropian. Kjo është protesta e 13 që bëhet përpara zyrës së një kryebashkiaku në Europë, përpara zyrës së një hajduti  që jo vetëm ka hyrë në historinë e e këtij qyteti si hajduti më i madh i taksave dhe i votave që ka pasur ndonjëherë ky qytet, por me talljen që ai po i bën SPAK-ut, me poshtërimin që po i bën çdo ditë Altin Dumanit personalisht, ky njeri ka hyrë në historinë tonë si personi që ka shkelur me këmbë  dhe ka rrëzuar reformën në drejtësi.

Pse miqtë e mi? E dëgjuat para pak javësh të thotë që “takova kolegët e mi në SPAK”?! Në fakt, me sjelljen e tyre, Altin Dumani, Dritan Prençi, prokuroët e SPAK-ut, hetuesit e BKH, po tregojnë se janë punonjës të Ujësjellësit të Tiranës, të kanalizimeve dhe nuk janë prokurorë. Janë vartës të Erion Veliajt dhe nuk janë prokurorë. Çfarë prisni më shumë?!

Këtë javë keni parë sesi Erion Veliaj, paratë e taksapaguesve ia çon gruas së tij, ia çon dajës së gruas së tij. keni parë një kallëzim të ri nga ana e Partisë Demokratike për atë studimin e famshëm të IMC, që Veliaj paguan sot pothuajse trefishin e studimit të Bankës Botërore dhe… çfarë pret më Altin Dumani?!”, tha Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

I “çmenduri” la konferencën dhe gjëmonte korridoreve gazetaren e re/ Dëshmia…

Në intervistën e dhënë për Syri Tv, pas përplasjes verbale me Kryeministrin, gazetarja e Syri …