Berisha: Blackout i plotë, Rama-Balluku rrihnin gjoksin për 1,3 mld euro investime…

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me ndërprerjen e energjisë elektrike në të gjithë Shqipërinë. Me anë të një postimi ai thotë se sistemi energjitik në vend është në kolaps.

Berisha akuzon ministren Balluku per situaten e krijuar, duke shkruar se “gjoksin për 1,3 miliard euro investime në këtë sistem, por ky kolaps dëshmon se më së paku 90% e tyre janë vjedhur ndaj dhe kjo renie totale”.

Reagimi i kreut të PD, Berisha

Blackout i plotë!

Kolaps i plotë i sistemit energjitik të vendit!

Të dashur miq, sot sistemi energjitik pësoi rënie të plotë si kurrë ndonjëherë në historinë e vendit. Rama-Balluku rrihnin gjoksin për 1,3 miliard euro investime në këtë sistem, por ky kolaps dëshmon se më së paku 90% e tyre janë vjedhur ndaj dhe kjo renie totale.

Dënoj me forcën më të madhe vjedhjen e fondeve të investuara në sistemin energjitik i cili falimentoi me vapen e parë. #sb

About Redaksia

Check Also

I “çmenduri” la konferencën dhe gjëmonte korridoreve gazetaren e re/ Dëshmia…

Në intervistën e dhënë për Syri Tv, pas përplasjes verbale me Kryeministrin, gazetarja e Syri …