Kaceli: Kjo është një betejë qytetare, po tentohet të instalohet diktatura!

Aktivistja, Keda Kaceli i cila ishte pjesë e protestë kundër arrestimit të liderit të opozitës, Sali Berisha është shprehur se atdhedashuria nuk tregohet në rrugët e Gjermanisë por këtu në mbrojtje të pluralizmit politik.

Kaceli ka theksuar se kombi dhe atdheu është në rrezik nga një neo-diktaturë e re e cila po tentohet të instalohet.

“Kjo është një betejë qytetare që na takon të gjithëve, këtu nuk bëhet fjalë se na është cënuar liria në të gjitha sferat e jetës por këtu po shkatërrohet dhe pluralizmi politik me arrestimin e kreut të PD dhe opozitës, Sali Berisha.

Beteja që ne sot kemi kundër të keqes lypset sot më shumë se kurrë se lumi i njerëzve duhet të vërshojë në këtë rrugë. Tifozët e kombëtares duhet të vijnë që të tregojnë këtu se e duan vendin e tyre dhe jo në rrugët e Gjermanisë.

Për një rrogë që mban gjallë frymën e tyre dhe të familjarëve po i mban peng që të thonë të vërtetën dhe të reagojnë ndaj të keqes”, tha Kaceli.

About Redaksia

Check Also

Kabllogrami i 16 dhjetorit/ Skandal-Baton Haxhiu tregon si po përgjohet Ambasada e SHBA nga Rama

Baton Haxhiu, i cili njihet si zëdhënësi mediatik i Ramës ka bërë një deklaratë qe …