Lideri i opozitës, Sali Berisha është ndalur te skandali i fundit i mazhorancës socialiste dhe kryeministrit Edi Rama. Sipas Berishës, Rama ka firmosur një vendim për marrë çdo kompetencë të qeverisë vendore duke shkelmuar Kushtetutën.
“Miqtë e mi, gjithçka ky regjim bën për të mbuluar krimet e shëmtuara që kryen, Edi Rama ka firmosur një vendim për të shkelmuar për të satën e satën herë Kushtetutën.
Merr çdo kompetencë të qeverisë vendore, ne një kohë kur urbanistika, lejet e ndërtimit janë të gjitha atribute të qeverisë vendore në përputhje me Kushtetutën, në përputhje me Kartën e Kongresit të Autonomisë Lokale dhe Rajonale të Europës.
Por makutëria e tij, pangopësia e tij nuk ka kufi.
Ai do 30-përqindëshin për çdo ndërtim, kudo që kryhet në të katër anët e vendit.
Nga kullat, monumente të shëmtuara të drogës dhe korrupsionit dhe tek shtëpitë që ndërtohen me mundin dhe djersën e qytetarëve.
Ndaj dhe ftesa është për çdo qytetar, të ngrihemi në këmbë kundër këtij regjimi antishqiptar.
Kundër këtij regjimi që po vjedh, varfëron dhe mjeron çdo ditë qytetarët e këtij vendi”, tha Berisha.
Gazeta RD