Berisha: Kur McGonigal u dënua në SHBA, Altin Dumani hapi dosjen për të mbrojtur Edi Ramën!

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, pasi qëndron në atë detyrë në kushte antikushtetuese.

Berisha tha gjatë fjalës së tij mbrëmë në tubimin qytetar poshtë banesës së tij se, kur McGonigali u dënua në SHBA, ti hape dosjen për të mbrojtur Edi Ramën.

“Ky mashtron shqiptarët se është i mbingarkuar, paçka se krahasur me prokurorinë e Krimeve të Rënda, me Task Forcën kundër Korrupsionit të marrë së bashku, ky sot ka trefishin  e personelit.

Ky sot ka pesëfishin e rrogave, ky sot është gjobëvënësi më i madh në Shqipëri.

Dëgjoni miqtë e mi!

Ky thërret në prokurori për hetim Baton Haxhinë. E kuptoni ju kiminë time për Baton Haxhinë, por e thërret se ti ke blerë nga një biznesmen, një shtëpi të cilën atij ja kishte shitur, Ilir Meta. A ka akt më të turpshëm.

Po mirë ti blerësin e parë do e pyesësh, por me të dytin çfarë ka lidhje ai, apo se dikur ka qenë e armikut Ilir Meta.

Ua solla këtë shembull se sa i shpifur, se çfarë morali ka ky pervers, se si përdor ky hetimin dhe ligjin, për urdhërat e Edi Ramës.

Dhe mos harroni kurrë se ky çdo sekond, çdo orë dhe ditë që qëndron në post, qëndron në kushte antikushtetuese.

Nga 6 vota, kushtetuta përcakton se në mënyrë taksative që duhej të kishte, është zgjedhur me 5 vota dhe me presion të madh.

Jep dorëheqjen e o faqezi, se Kushtetuta nuk është morali yt, nuk është defterja jote, por është ligji themelor i shtetit.

Jep dorëheqjen se je në krim kushtetues.

Jep dorëheqjen sepse qëndron aty, falë amnistive monstruoze të krimeve qeveritare, që bën.

Jep dorëheqjen, sepse ti u the shqiptarëve se nuk sekuestroj ndërmarrjen e djegësit të Tiranës së humbasim arbitrazin.

O nënpunës i shpifur i Edi Ramës, pa dinjitet. Nuk është kjo detyra jote, detyra jote është të ndëshkosh ata që vodhën 136 mln euro dhe ti nuk sekuestron sipërmarrjen që gllabëroi 136 milionë euro.

Shqiptarët nuk të harrojnë ty, mor sharlatan i panderë, kur u thoje se nuk mund të hetoje McGonigalin dhe kur McGonigali u dënua nga Gjykata e SHBA, ti hape dosjen për të mbrojtur Edi Ramën.

Ku i ke hetimet, ku janë, ku është dosja nga SHBA?

As ke fytyrë, as nder, as dinjitet.

Ti mendon se do të shplash Edi Ramën nga akti botëror korruptiv, i korruptimit të McGonigalit.

Jo mo jo, do të nxish më shumë fytyrën tënde, seç e ke, por amnisti Edi Rama nuk merr kurrë nga ajo dosje”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Celibashi po bëhet bashkëfajtor me DHL-në duke mos na dorëzuar dokumentet! Votat janë mbushur në zyrat e PS

Lideri i opozitës, Sali Berisha, vijon të denoncojë manipulimin e votës së diasporës, duke ngritur …