Berisha: A mund të tolerohet më Edi Rama që me vjedhjet e tij iu merr kafshatën e gojës fëmijëve?

Lideri i opozitës, Sali Berisha është ndalur te varfëria ekstreme që ka përfshirë Shqipërinë gjatë qeverisjes së Edi Ramës.

Berisha shtroi pyetjen se, a mund të tolerohet më Edi Rama që me vjedhjet e tij iu merr kafshatën e gojës fëmijëve të këtij vendi?

“Kjo e dhënë është vajtuese për çdo shqiptar.

Por në qoftë se studioni më me hollësi publikimin e UNICEF-it, aty do gjeni se 18 përqind e fëmijëve në Shqipëri, fëmijëve të Tiranës së këtyre kullave monumente të drogës dhe korrupsionit, të Tiranës, kryeministri i të cilës udhëton, bën 141 udhëtime në dy vite më avion taksi, të Tiranës ku zhduken pa nam dhe pa nishan për djegësin e saj 136 milionë euro.

Po të shohësh, 18 përqind nuk kanë më shumë se një ose dy vakte ushqim.

Kjo përqindje është 18 herët më e ulët në Serbi.

Është 16 herë më e ulët në Maqedoninë e Veriut.

Kjo përqindje është e njëjtë me Taxhikistanin. Ky është një krim.

Ky është në fakt infanticid ndaj fëmijëve shqiptarë sepse çdo fëmijë i vogël, çdo vogëlush që nuk mund të ketë më shumë se një vakt ose dy në ditë, është si lulja që vyshket.

Është i dëmtueshëm nga çdo sëmundje.

Është viktima e parë e çdo infeksioni.

Miq, a mund të tolerohet më ky regjim? A mund të tolerohet më Edi Rama?

A mund të tolerohet më Edi Rama që me vjedhjet e tij iu merr kafshatën e gojës fëmijëve të këtij vendi?

Që me vjedhjet e ministrave të tij, ua merr vaktin e ushqimit fëmijëve shqiptarë?

Që me vjedhjet e zyrtarëve të tij, i bën fëmijët e këtij vendi, pre e gjahut të mikrobeve dhe sëmundjeve të egra?

Nëna, baballarë, prindër, këto sirena janë sirena zie për mbarë kombin.

Janë sirena mjerimi të shkaktuara që të gjitha nga kjo lukuni hajnash të pangopur!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Spahia denoncon mungesën e ilaçeve në spitale: Ministrja mungon, pacientët vuajnë!

Deputeti i PD, Bardh Spahia, në seancën e sotme parlamentare ngriti shqetësimin për injorimin që …