Berisha: Aparatura e kobaltit te Onkologjiku ka mbjellë vdekje te të sëmurët për vite me radhë

Kryetari i PD, Sali Berisha ka denoncuar një tjetër skandal në lidhje me aparaturën e kobaltit që e kishin nxjerrë jashtë funksionit te Spitali Onkoligjik.

Berisha tha se, aparatura e kobaltit te Onkologjiku ka mbjellë vdekje te të ëmurët, personeli dhe banorët e zonës për vite me radhë.

“Miqtë e mi, unë nuk mbroj asnjë njeri që shkel Betimin e Hipokratit.

Nuk mbroj asnjë njeri, i cili shkel kodin themelor të humanizmit të mjekut.

Por ju duhet ta dini, shqiptarët duhet ta dinë se ai spital me aparaturën që solli Odeta, Zonja e Vdekjes, mbjell vdekje te të sëmurët, mbjell vdekje te personeli, mbjell vdekje te banorët e zonës.

Ju duhet ta dini se aparatura e sjellë për kobaltin punon me iridium. Aparatura është lënë vite në korridore dhe zyra duke emetuar për vite të tëra.

Ju duhet ta dini se impianti i iridiumit, të cilën e solli Zonja e Vdekjes Manastirliu dhe e plasi si thes në korridor, kishte rrezatim 18 herë më të lartë se rrezatimi i lejueshëm.

Rrezatimi 18 herë mbi normën është mordigjen, është sëmundjeshkaktues për njeriun, për kafshën, për çdo qenie.

Miqtë e mi, aty janë jo një, po disa personel të sëmurë me sëmundje malinje nga ky impiant.

Aty janë numri i të sëmurëve të tjerë nuk dihet se sa janë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Po shkojmë drejt ngujimit në bulevard! E gjithë Europa dhe bota po pret protestën tonë

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit Parlamentar u …