Partia nuk është e Sali Berishës! Partia nuk është e këtij apo atij personi. Partia është e guximit dhe fitores tuaj!

Kryetari i PD, Sali Berisha është ndalur te zhvillimet politike brenda Partisë Demokratike pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të rikthyer logon dhe vulën në selinë blu.

Berisha tha se, Partia nuk është e Sali Berishës, Partia nuk është e këtij apo atij personi. Partia është e guximit dhe fitores tuaj!

“Edhe njëherë, guximtare dhe guximtarë, të vazhdojmë betejën tonë të bashkuar.

Të bashkuar me çdo qytetar shqiptar.

Të bashkuar me çdo demokrate dhe demokrat.

Dhe këtu më lejoni në emrin tuaj t’u rikujtoj të gjithë atyre që nga viti 1990 gjer sot, kanë investuar mundin, djersin, mendjen, guximin e tyre në PD, në këmbë të gjithë së bashku.

Të bashkuar rreth flamurit të partisë.

Partia nuk është e Sali Berishës.

Partia nuk është e këtij apo atij personi.

Partia është e idealeve më të larta njerëzore tuaja.

Partia është partia e virtyteve tuaja.

Partia e guximit tuaj.

Parti e investimit tuaj.

Parti e fitores.

Rroftë fitorja, rrofshi ju, rroftë Shqipëria!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha-Ramës: Ti që fshihesh pas Lubisë nuk ke shpëtim, bashkë me Ballukun do të arrestoheni!

Kryetari i PD, Sali Berisha në fjalën e tij nga Foltorja para kryeministrisë tha se, …