Me lekët e pacientëve me kancer thurte plane për Maldive/ Mjeku: Bëj vetëm punën…

Ditën e sotme pritet të jepet masa e sigurisë për mjekët e përfshirë në skandalin te spitali Onkologjik pranë Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza.

Teksa sot pritet t’i konfirmohet masa e sigurisë, pasi caktoi ndaj tij ‘Detyrim paraqitje’, mjeku i Onkologjikut, Edmond Gashi është paraqitur në Gjykatën Penale.

Gazetari: I ke orjentuar pacientët drejt privatit?

“Unë bëj vetëm punën zotëri. Të lutem…”, përgjigjet shkurtimisht mjeku Edmond Gashi dhe largohet me shpejtësi.

Kujtojmë nga përgjimet mjeku Edmond Gashi bënte plane për t’u kënaqur veten e tij me pushime luksoze në Maldive dhe Tajlandë pikërisht pasi të “zhvaste” pacientët e tij të sëmurë me kancer.

About Redaksia

Check Also

Corriere Della Sera: Igli Tare nën hetim, vila e dyshuar si ryshfet për Ballukun ishte në emër të tij

Nga Salvatore Riggio, CORRIERE DELLA SERA Igli Tare është nën hetim në Shqipëri për pastrim parash: …