Skandali tek Onkologjiku/ Mjekja shpërthen ndaj gazetarëve: Keni publikuar fotot e mia të shëmtuara…

Mjekja Alketa Ymeri Pere ka dhënë një prononcim sot para gazetarëve teksa po futej në Gjykatë për masën e sigurisë lidhur me skandalin në ‘Onkologjik’. Madje mjekja arrin deri aty sa bën “fajtor” gazetarët për publikimin e fotos së saj, ndërsa nuk flet për vjedhjen që u është bërë pacientëve dhe planet për pushime në “Maldive” apo “Tajlandë”, pikërisht me lekët e marra prej qytetarëve të sëmurë me kancer.

“Më keni mërzitur ju gazetarët, më keni nxjerrë fotot e mia të shëmtuara”, iu drejtua ajo gazetarëve.

Me tona të acaruar mjekja në një moment i është kthyer në mënyrë arrogante edhe gazetarit pasi ai i tha se, “e ka shkarkuar ministrja”.

Gazetari: Ka një vendim se ju jeni shkarkuar nga detyra me një vendim të ministres?

Alketa Pere: Kush është e shkarkuar, nuk jam e shkarkuar!

Gazetari: Do të vazhdoni të shkoni në Onkologjik?

About Redaksia

Check Also

Rama në SPAK/ Paralajmërimi i Ilir Alimehmetit

I ftuar në podcastin “Përshtjellim” me Ilir Kalemajn, Alimehmeti, është ndalur te sistemi politik dhe …