Olsi Rama pranoi se ka udhëtuar me automjetin e trafikantëve

Vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama ka dalë nga ambiente e SPAK pak çaste më parë dhe ka dhënë një deklaratë për media ku është shprehur se nuk i njeh trafikantët e drogës së Xibrakës.

Rama ka akuzuar Gazmend Bardhin se ka manipuluar faktet, në lidhje me provat e nxjerra disa kohë më parë në media ku e implikonin me një grup kriminal të trafikut të drogërave të forta.

Disa javë më parë, Kreu i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike Gazmend Bardhi solli në vëmendje laboratorin e drogës që u zbulua në 2015 në Xibrakë, ku i bëri thirrje SPAK të rihapë hetimet, pasi ishte i përfshirë edhe Olsi Rama.

Kreu i Grupit të PD në deklaratat e tij për çështjen, tha se automjeti me targa AA653DM, është përdorur disa herë, bashkë dhe veçmas nga Olsi Rama, vëllai i kryeministrit dhe anëtarët kryesorë të grupit kriminal të Xibrakës, Genci Xhixha, Ermal Hoxha dhe Gentjan Gjonaj.

“Kam bërë kallëzim pasi kam konstatuar manipulim të fakteve në lidhje me akuzat ndaj meje. Unë nuk i njoh trafikantët e drogës së Xibrakës.

Unë ja kam marrë automjetin një e personi në atë kohë dhe kam shkuar në Selanik për dy ditë dhe vetëm aq. Jam i gatshëm të vij në SPAK kurdo që të jetë nevoja”, u shpreh Olsi Rama.

About Redaksia

Check Also

Dash Sula nuk do të jetë në listat për deputet të partisë së re

Kreu i Nismës Thurje (pjesë e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet), Endri Shabani, është shprehur se …