Menyja “Rama”, kokainë, mafie, shpopullim

Basir ÇOLLAKU

Ditën që Këshillit i Territorit nën hyqmin e Edi Ramës, shpërtheu në një lumë lejesh ndërtimi, ku spikasnin disa të tilla në Bashkinë e Himarës, sipas oreksit të kërkuar, Presidenti i Republikës teorikisht Begaj, por praktikisht po Edi Rama, caktoi 4 gushtin 2024, si datë zgjedhore për Bashkinë e Himarës.

Kjo, pasi miku i gjeneral Lisit, shpërblyesit nga Artur Shehu i botës së trafikut të drogës, i dërgoi ferman se duhet të nënshkruante.

E kush po pyet për ligjin! Kishte 30 ditë kohë ankimore. Duhej të mbyllej së paku udha procedurale.

Varja. Ç’e do! Sistemi është ndërtuar kundër ligjit. Shkeljet janë të dhunshme. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar, ku zbardhej dukshëm përgjegjësia e Veliajt, apo ai për heqjen e mandatit të Olta Xhaçkës strategjike, nuk janë zbatuar asnjë germë.

Qeveria ka dalë mbi to. Edi Rama i ka shpërfillur.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçe, ka pohuar se nuk i takon politikës të diskutojë vendimet e kësaj gjykate.

Njëherësh dhe moszbatimi më tej i vendimeve të Strasburgut po shkërmoq parimet e ndarjes dh funksionimit të pushteteve. Por përtej këtyre kundërshtive anemike, kemi një realitet kriminal të urdhëruar e kontrolluar hapur nga kryeministri.

Qeveria sundon parlamentin dhe drejtësinë, duke i kthyer dy pushtetet e tjera, legjislativin dhe gjyqësorin, në zgjatime të zyrave të saj partiake.

Pushteti i katërt, media, është një kapitullim borderosh ku dikton e financon kryeministri. Fatkeqësisht, 95 përqind e saj është medie qeveritare e korruptuar turpësisht.

Miliardat e kokainës kanë fituar mbi shtetin dhe pushtetin. Trafikantët shqiptarë janë fuqizuar ndërkombëtarisht, duke u renditur pas Ndranghetës në Evropë.

Nicola Grateri, prokurori i antimafias italiane, shprehu pakënaqësinë trishtuese të punës me autoritetet shqiptare të drejtësisë për dekonspirime.

Kartelet e drogës, Ndrangheta, Sinaloa, Cosa Nostra, Camorra, Sara Corona etj kanë degët e tyre mafioze në Shqipëri. Në qeli, arrati e të dënuar janë katër ministra. Erion Veliaj, nuk arrestohet ende, nga kapja e sistemit, ndonëse dosjet ku ai përfshihet janë mbushur me mafie.

Binjakëzimi me Kolumbinë ka dhënë efektet. Njëherësh jemi bërë parajsë fiskale.

Zgjedhjet janë nën administrimin e bandave të narkotikeve, karteleve në lidhje me Ramën përfitues kryesor. Ndërkombëtarët mbështetës janë të paguar.

Ndërkohë po bën marrëveshje me Indonezinë e Filipinet për punësime, duke shtuar bangladeshasve, ujgurë, afganë, iranianë, afrikanë.

Kaq jemi ne, vendi i vogël dhënë me koncesion Sorosit dhe mafias, të cilët kanë vënë administrator Edi Ramën.

Peng i lidhjeve e keqbërjes ekstreme dhe vëllait Olsi, që po rihetohet për lidhjet në një organizatë kokaine, KM nuk u bën asnjë rezistencë ortakëve të krimit.

Bizneset e mëdha përfitojnë në heshtje dhe duke pastruar produketet bashkë. Opozita e dëmtuar keq nga brenda dhe kundërshtari duhet të kapërcejë vetveten.

Gjithnjë nëse nuk e mbysin interesat lokale. Mjetin demokratik, nëse duan, ta gjejnë vetë shqiptarët..

About Redaksia

Check Also

Tramp mund të falë për fjalët, por jo për dollarin amerikan!

Nga Bislim AHMETAJ Ndërsa Amerika prej kohësh i ka shpallur prioritetet e saj për Shqipërinë, …