Të eliminohesh në atë formë, me një gol në minutën e 119 nuk është e lehtë për t’u “përtypur”, por Spanjë-Gjermani ishte një super sfidë që i kishte të gjitha, golat, raste për shënim, por kishte dhe shumë VAR, mbi të gjitha një rast i pastër për moviolë, ku Cucurella ndali me dorë në mënyrë flagrante një goditje të Musiala-s. Ky episod nuk u prit mirë nga protagonistë si Kimmich etj, por vijon të bëjë zhurmë në të gjithë mediat Evropiane, mbi të gjitha në Gjermani.
“Çfarë justifikimi ke?” është pyetja që e përditshmja Gjermani Bild i shtron arbitrit Anthony Taylor, shoqëruar edhe me imazhe, ku shihet qartë prekja e topit me dorë nga mbrojtësi spanjoll. Ajo që rëndon edhe më shumë është fakti, që Taylor as që e mori mundimin të shihte në VAR një episod kaq të pastër.
Situata është ndryshe në mediat spanjolle, të cilat kërkuan një karton të kuq për Toni Kroos.
Anthony Taylor ka qenë në qendër edhe të mediave italiane, pasi arbitri anglez është një personazh shumë i njohur edhe për ta, ku i mohoi një penallti të pastër Romës në finalen e Europa League kundër Valencias. Jose Mourinho nuk përdoroi lojëra fjalësh në atë kohë, por e quajti: “Një turp”!