“Trau” i Ramës dhe Ballukut shkakton trafik në Thumanë – Kashar, radha e automjeteve mbi 10 kilometra

Trafik i rënduar raportohet mëngjesin e sotëm në hyrje të autostradës së te në Thumanë – Kashar.

Radha e mjeteve e cila i kalon 10 kilometrat fillon nga dalja e autostradës në afërsi të Rinasit e deri në afërsi të fshatit Larushk.

Shkak mendohet te jete aplikimi i pagesës së kësaj autostrade. Sportelet nuk janë në gjendje të përballojnë fluksin e madh të mjeteve që përshkojnë këtë aks nga veriu në drejtim të Shqipërisë së mesme.

Përtej propagandës së Ramës dhe Ballukut, qytetarët janë të detyruar të qëndrojë me orë të tëra në trafik të rënduar në rrugët e reja që “shiten” si sukses i qeverisë por në realitet po ja “nxijnë jetën” shqiptarëve.

Ditën e djeshme u raportua trafik i rënduar në tunelin e Llogarasë, ndërsa sot janë krijuar radhë të gjata makinash në autostradën më të re në Thumanë-Kashar të cilës qeveria Rama i kanë vendosur traun.

About Redaksia

Check Also

Aeroporti i Vlorës/ Të rinjtë e FRPD denoncojnë mashtrimin dhe vjedhjen e dyshes famëzeze Rama-Balluku

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë një video denoncuese të të rinjve të …