Kush është drejtori i shkollës që u kap duke shitur drogë, iu gjet pistoletë në banesë

Drejtori i shkollës së muzikës “Jan Kukuzeli” në Durrës, Dashamir Mehmeti është shpallur në kërkim nga policia pasi policia zbuloi se ai shiste drogë.

Policia ka zbuluar përfshirjen e drejtorit të shkollës në veprimtari kriminale, pasi ka organizuar një blerje të ‘simuluar’. 41-vjeçari Dashamir Mehmeti ka rënë në kurthin e ngritur nga policia e Durrësit, duke i shitur drogë një agjenti të infiltruar të policisë.

Blerja e drogës nga policia është bërë tek persona të ndryshëm, të cilët u kanë shitur drogë agjentëve dhe më pas policia ka vepruar për të goditur këtë veprimtari kriminale. Armët janë gjetur në banesën e Zamir Hoxhës, 48 vjeç, drejtorit të shkollës Mehmeti që iu gjet një pistoletë dhe 23-vjeçarit Mehmet Meta.

Janë ekzekutuar 13 urdhra ndalimi për shtetasit: Durim Meta, Florian Demiri, Flamur Tare, Diamant Shkina, Sadik Lako, Rustem Kolgjini, Zamir Hoxha, Mariglen Lisi, Saimir Sina, Klodian Sehiti, Mateos Jeshili, Ergert Patlli dhe Gerald Taraj.

Në pranga janë vënë shtetasit Xhuliano Xhaferi dhe Mehmet Meta, ndërsa u shpallen në kërkim Dashamir Mehmeti (drejtori i shkolles), Orgito Mema dhe Enis Piro.

About Redaksia

Check Also

Noka: Krimi paguan shefat, shteti s’u jep asgjë policëve të zakonshëm!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, në fjalën e tij në Komisionin për Çështjet …