Ledi: Me Lulin u ndava sepse është gjumash dhe i paaftë …

Edhe pse vitet e fundit konsideroheshin si aleatë, duket se pas vendimit të Gjykatës së Apelit për vulën e PD-së, Enkeled Alibeaj dhe Lulzim Basha kanë ndarë rrugët politike.

I ftuar në Report TV, Alibeaj është kundër këtij pasiviteti dhe letargjisë së Bashës, duke thumbuar kështu Bashën. Më tej ai tha se, ish-kreu i PD ishte i paaftë të bënte betejë me Berishën.

‘Mesa duket zgjidhja është rekurs por vetëm kaq, se nuk të çon asgjë. Nëse ato gjykata janë të kapura nga Rama dhe Berisha do vijojnë të jenë të kapura. Do të vazhdojmë para apo do rrimë në vend  numëro. Jam për përpara. Nuk jam për t’u zvarritur në politikë. Jo për pasivitet dhe letargji. Si unë janë shumë. Nëse Basha zgjedhe që të mos e çojë përtej udhë e mbarë unë do vazhdoj përtej. Ishte i paaftë të bënte betejë me Berishën. Unë do vazhdoj përpara. Respektoj qëndrimin e gjithkujt. Por kjo nuk më bën të qëndroj në letargji. Nuk i lë betejat në mes”, tha Alibeaj.

About Redaksia

Check Also

Skandali me aeroportin e Vlorës/ Pacolli paralajmëron me “përshkallëzim të pakontrolluar”

Behgjet PACOLLI Njëherë erdha me zemër të mbushur me gëzim me dëshirë dhe me një …