Foto/ Hanë dhe pijnë bashkë! Ky është agjenti që mori në pyetje kryebashkiakun e PS

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu është vënë nën hetim për shpërdorim detyre nga Struktura e Posaçme. Deri më tani dihet se akuza ka lidhje me një rrugë të ndërtuar në Lezhë.

Nëse Ndreu do të merret i pandehur, mund të vihet në pikëpyetje edhe mandati si kryetar bashkie i Lezhës.

Pjerin Ndreu zgjeron listën e zyrtarëve të lartë të hetuar për korrupsion. Nën hetim janë edhe zyrtarë të Bashkisë së Lezhës, që janë marrë me tenderin për ndërtimin e rrugës.

Por agjenti që do e marrë në pyetje Ndreun është një mik i ngushtë i kryebashkiakut, siç shihet nga kjo foto e siguruar nga SYRI.

Bëhet fjalë për agjentin Erion Tema, që më parë ka shërbyer si drejtor sigurie në Autoritetin e Aviacionit Civil.

Në foto shihet ai duke drekuar bashkë me Pjerin Ndreun nën avujt e alkoolit.

Tema ka miqësi edhe me të tjerë zyrtarë dhe drejtues socialistë.

Image

 

About Redaksia

Check Also

Zbulohet e-maili skandaloz në USAID: Digjni dhe zhdukni dokumentat sekrete

Zyrtarët e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) kanë nisur një shkatërrim në shkallë të …