Zvarritet procesi politik ndaj Berishës, avokati: Gjykata bën atë që thotë SPAK  

Shtyhet në Gjykatën e Posaçme procesi politik për liderin e opozitës, Sali Berisha, një seancë e cila duhet të mbahej për informacionin dymujor. Seanca e radhës u caktua në datën 19 korrik.

Avokatët e Berishës kanë kërkuar aktet, për të cilat gjykata thotë duhet t’i paguajnë. Berisha i kërkon aktet për informacionet dymujore pa pagesë.

Në një prononcim për mediat, avokati i zotit Berisha, Genc Gjokutaj, tha se po vazhdon zvarritja e procesit.

“Duan ta mbajnë zgjatjen. Këto gjëra i Edi Rama dhe Maneku. Mund t’u drejtoheni atyre, nuk e di sa të gatshëm janë për t’u përgigjur.

Shoh se arsyeja është thellësisht serioze.

Gjykatësja vendosi që aktet duhen marrë me pagesë. Ata nuk e kanë fare problem të bëjnë fotokopje dhe në fund zgjidhet problemi”, tha Gjokutaj.

Sipas tij, çështja e pagesës për aktet është qesharake, pasi për këtë gjë vendoset në fund të procesit.

“Kolegu ka ardhur në Gjykatë dhe i kanë vënë kusht që dokumentet merren nëpërmjet pagesës.

Është praktika e zotit Beqaj që i janë dhënë aktet edhe pa pagesë. Ne i kemi të nevojshme. Gjykata ka gabuar, bën atë që thotë SPAK”, u shpreh ai.

About Redaksia

Check Also

Takim pune me kandidatët e Qarkut Lezhë/ Gjekmarkaj: Përkushtim për fitoren e PD në 11 maj

Drejtuesi politik i PD për Qarkun Lezhë, Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar një takim pune me …