Deklarata e fortë e Metës: Një pjesë e ushtrisë përdoret për të mbjellë kanabis

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta doli në një konferencë për mediat këtë të premte një ditë pas protestës së opozitës.

Meta renditi arsyet pse aksioni dhe protestat e opozitës duhet të vazhdojë, ndërsa te arsyet ai ngriti akuza të forta duke thënë se një pjesë e ushtrisë përdoret për të mbjellë kanabis sativa.

“Të gjithë e dinë se produktet e Ballkanit të Hapur kanë përmbytur tregun tonë dhe kanë falimentuar fermerin shqiptar. Jemi një vend që qeveriset nga një bandë e pashpirt që vjedhin edhe racionin e fëmijëve, edhe ilaçet e tumoreve dhe grabisin edhe tokat e komuniteteve fetare, marrin ryshfet edhe nga varrosjet e qytetarëve.

Ndërkohë, Edi Rama i ka kthyer zyrat e shtetit si më të sigurtat për kriminelët. Një pjesë e ushtrisë përdoret për të mbjellë kanabis, ndërsa fiken radarët. Janë kaq shumë arsye për të protestuar“, tha Meta.

About Redaksia

Check Also

KLGJ dhe KLP nuk bëjnë emërimet sepse po presin patronazhistët! Reformën e udhëhoqën dy figurat më të korruptuara, Donald Lu dhe Vlahutin

Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë fajlës në mbledhjen e grupit parlamentar se, KLGJ …