Sa herë dëgjuat në 3 vite se Berishës i ka ardhur fundi, kur në fakt arritëm të bëhemi shumica e shqiptarëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u kujtoi demokratëve sakrificat e tyre përgjatë tre viteve të fundit, si ato brenda partisë dhe ato me pushtetin kriminal të Edi Ramës.

Berisha tha se, sa herë dëgjuat këto 3 vite se Berishës i ka ardhur fundit, kur në fakt arritëm të bëhemi shumica e shqiptarëve.

“Prandaj, tani e tutje, fokusi dhe energjia jonë do shkoj vetëm në një detyrë, vendosjen e qeverisë teknike.

Çdo demokrate dhe demokrat, çdo opozitare dhe opozitar, çdo shqiptare dhe shqiptar që përjeton me dhimbje zbrazjen e tmerrshme të dheut të vet, duhet ta dijë se qeveria teknike është kushti i te gjitha kushteve që shqiptarët të kenë zgjedhje të lira.

Është detyrimi i të gjitha detyrimeve që ne si opozite shqiptarë kemi, është premisa pa të cilën nuk ka ndryshim, nuk ka votë të lirë, nuk ka rotacion.

Dhe për këtë, sot ne kemi mbështetjen e shumicës absolute të shqiptarëve.

Sepse ne e provuam qe jemi shpresa e vetme për Shqipërinë.

Dhe si shpresa e vetme e Shqipërisë, ne kemi misionin hyjnor për ta shpëtuar Shqipërinë nga narkoshteti, diktatura e drogës, krimit dhe vjedhjeve të shqiptarëve e Edi Ramës.

Prandaj sot, le të ecim të vendosur drejt ndryshimit, drejt fitores.

Dhe nëse qëllon të keni dyshime, kujtoni pak: Sa herë keni dëgjuar se foltoret do të ishin dështim? Por me foltoret ne shpëtuam opozitën.

Sa herë dëgjuat që shqiptarët na kanë braktisur. Por në tre protesta, më 7 korrik të vitit 2022, më 20 shkurt dhe në protestën e djeshme ne thyem rekord pas rekordi për pjesëmarrje.

Sa herë dëgjuat këto 3 vite se Berishës i ka ardhur fundit, kur në fakt në 3 vite, arritëm nga një grusht opozitarësh në shumicën numerike dhe politike të shqiptarëve”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ish-zv.ministri i Arsimit të Ramës denoncon/ 17 milionë euro shkuan në xhepat e Mogherinit

Në kryeqytet, në zonën e njohur si “Qytet Studenti”, ku ndër vite strehohet numri më …