Sherri masiv në Vlorë, për një gjobë! Pronarët e pikës së monopatinave sulmuan policët

Një konflikt që ka përfunduar në konfrontim fizik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Lungomares në Vlorë.

BalkanWeb mëson se punonjësit e policisë kanë qenë në detyrë në Pedonale dhe kanë proceduar me gjobë një shkelës.

Në ketë moment kanë reaguar dhunshëm pronarët e pikës së monopatinave duke çuar në situatën që shihet edhe në videon e mëposhtme.

Mësohet se pronarët e aktivitetit ushtronin veprimtarinë e tyre në paligjshmëri duke zaptuar hapësirën publike.

Dy prej tyre janë arrestuar ndërkohë që dy të tjerë janë ende në kërkim.

Aktualisht Bashkia po pezullon aktivitetin e tyre.

About Redaksia

Check Also

31 amendamente të opozitës marrin mbështetjen e eurodeputetëve, Tabaku: Europa nuk pranon integrim fasadë!

Pas miratimit me konsensus të 31 nga 35 amendamenteve të paraqitura nga opozita në rekomandimet …