Rasti Beleri tregon fytyrën e vërtetë të sistemit të drejtësisë shqiptare!

Nga Genc GJOKUTAJ

Për t’u betuar si i zgjedhur nga shqiptaret në krye të Bashkisë së Himarës, ende i padënuar me vendim të formës së prerë, nuk u lejua të betohej!

Për t’u betuar si i zgjedhur nga grekët për në Parlamentin Europian, i dënuar me vendim të formës së prerë, lejohet të shkojë të bëjë betimin!

Kjo është trimëria e Edi Ramës dhe këto janë bëmat e tij!

Kjo ngjarje me kujton një histori në pyll!

Lepuri shante lart e poshtë luanin se ishte i padenjë për mbret i pyllit, palaço etj, siç Edi Rama shante Belerin për kreun e Bashkisë së Himarës!

Një dite takohen ballë për ballë luani dhe lepuri!

Ore lepurush, i thotë luani, me të vërtetë i ke ti ato fjalë që thua lart e poshtë nëpër pyll për mua?

Jo, jo o mbret, i përgjigjet lepuri po ja pimë nga një gotë ndonjëherë dhe flasim edhe budallallëqe, siç është rasti sot ku Rama lepurushi i trembur nga Luani Europian pranon se ia ka futur kot!

Se si do vijojë historia e Luanit Europian me lepurushin pijanec provincial, të cilit nuk i pushon goja me raki apo esëll, do ta shohim!

Sepse kemi edhe sezonin e “gjuetisë”, i cili mund t’i lehtësojë punën luanit!

About Redaksia

Check Also

Kur bën sens vetëm si “nonsens”!

Nga Gent STRAZIMIRI Në 2021 bënte sens që duke analizuar situatën, një analisti, opinionisti, politologu …