Paloka: SPAK vepron me regji të Ramës, Velina e bashkisë nuk preket!

Deputeti i PD, Edi Paloka reagoi pas raportimeve se SPAK ka nisur një operacion për çështjen e inceneratorit të Tiranës. Paloka shkruan se, SPAK vepron me regji të Ramës, ndërkohë që Erion Veliaj nuk preket.

“Po mirë, si kërkoni të na e mbushni mendjen për të kundërtën kur themi që SPAK vepron me regji dhe është tërësisht në shërbim të Ramës…?!!!

Se ja edhe po e lëmë ne SPAK-un “të bëjë punën e vet”, po këta vetëdiskreditohen…

E në fund, mirë këto karagjozlliqet që vazhdojnë nxjerrin urdhër-arreste për ata që janë lajmëruar me kohë që të ikin, po qershia mbi tortë e kësaj çështjes së inceneratorit të Tiranës është Velina e bashkisë që jo vetëm nuk preket, por vazhdon të japë ende miliona për inceneratorin inekzistent!!!”, shkruan Paloka.

About Redaksia

Check Also

Gjykata në Itali rrëzon paktin Rama-Meloni: Emigrantët të kthehen menjëherë në Itali

Gazetarja Alba Kepi nga Roma, shkruan se gjyqtarët e seksionit të emigracionit në gjykatën e …