Kamikazja me 3 mbiemra i dha 2 javë kohë për t’u arratisur grupit të strukturuar kriminal

Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi ka reaguar pas megaoperacionit të SPAK-ut i cili ka lëshuar disa urdhër-arreste ditën e sotme. Urdhër-arrestet janë dhënë nga prokurori Dritan Prençi ndërsa janë firmosur nga gjyqtarja Irena Gjoka.

Këlliçi në reagimin e tij në rrjetet sociale shkruan se, gjyqtarja me 3 mbiemra u ka dhënë 2 javë kohë për t’u arratisur dhe të zhdukin provat grupit të strukturuar kriminal të inceneratorit të Tiranës.

Këlliçi thotë se nuk ka asnjë të ndaluar, të gjithë janë me pushime, duke vijuar me pastrimin e parave brenda dhe jashtë vendit ndërsa pronari faktik i inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj vijon promovimin e pyllit orbital.

“Kamikazja me 3 mbiemra, pasi i dha dy javë kohë të arratisen e të zhdukin provat Grupit të Strukturuar Kriminal të inceneratorit, sot ka firmosur diskretitimin final të SPAK-ut! Deri më tani, nga Megaoperacioni i SPAK, asnjë i ndaluar!!!

Të gjithë me pushime, të gjithë duke vijuar pastrimin e parave brenda e jashtë vendit, ndërkohë pronari faktik i inceneratorit vijon promovimin e pyllit orbital!

Bravo kolegët, po thyejnë rekord botëror”, shkruan Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

Prova e vjedhjes së Ballukut

Gazment BARDHI Ministrja Balluku ka nxjerrë sot drejtorin e OSHEE-së për të ç’orientuar opinionin në …