Pjesëmarrësë në tubimin e sotëm poshtë shtëpisë së liderit demokrat Sali Berisha, ishte dhe qytetarja e cila vinte nga zona e Astirit, e cila shprehu pakënaqësinë e saj me sistemin shëndetësor në Shqipëri. Ndër të tjera, ajo ju bëri thirrje qytetarëve që të luftojnë për të drejtat e tyre.
“Unë vij nga zona e Astirit, Yzberishtit bashkë, dhe jam shumë e indinjuar dhe kam ardhur në emër të zonës time, të qytetarëve, pasi ministrja e shëndetësisë doli para pak ditësh në Parlament dhe tha që shëndetësia është shumë mirë, spitalet janë perfekte.
Do doja t’i thoja ministres: Mos po ngatërron gjë situatën me privatin?
Shko dhe shiko pak se si janë spitalet, që i keni bërë ‘lëmsh e li’, ku në urgjenca nuk merret vesh asgjë, dhe se për kë doktor po shkon dhe po prêt.
Ju lutem, vini dorën të paktën në shërbimin e urgjencës që çdokush të marrë shërbimin e duhur!!
Dhe të mos na bëjnë më reklama, realiteti është krejt tjetër. Popull, ngrihuni për të drejtat tuaja, po luajnë shumë me ne!
Më e turpshmja, është se shkon te dera e spitalit dhe polici të pyet: Për çfarë do vizitoheni ju?
Është shumë e turpshme dhe ndjehem vërtet e indinjuar, vërtet e fyer”, tha qytetarja.