CNN, duke u thirrur në një burim raporton për një telefonatë të presidentit amerikan, Joe Biden me ish-presidentin Donald Trump pas atentatit të së shtunës mbrëma.
Burimi, siç shkruan CNN, e përshkroi telefonatën midis rivalëve si “të mirë” dhe “të shkurtër dhe me respekt”.
Dy zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë e përshkruan thirrjen në mënyrë të ngjashme, por nuk pranuan të thonë më shumë për bisedën.
Përveç kësaj telefonate, dy liderët nuk kishin folur drejtpërdrejt prej vitesh, përveçse përmes moderatorëve si në debatin e muajit të kaluar në CNN.