Veli hajni paskësh dalë t’i “japë një dorë” Tavos se si vidhen 100% fondet publike!

Nga Ylli MANJANI

Dje qenka parë në Himarë Veliu i hajnisë së Tiranës. Kishte dalë t’i jepte një dorë Tavos mo ej… Po që e paska patur Tavon mentor?!

Nejse po Veli hajni paskësh dalë t’i “jepte një dorë” Tavos, ta mësonte dmth se si vidhen 100% fondet dhe se si përlahen pronat private me policë.

Tavooo, kujdes vëlla!

Nuk duken mirë punët.

Te bashkia që do të hysh ti, ia kanë marrë dorën arrestimeve.

Nuk di shumë, po ku fut hundët Veliu i hajnisë, vetëm gjëra të këqija dalin..! Apo mos mendon se tashmë Rama dhe PS ta kanë falur ç’u bëre për 8 vite me radhë?!
Në paç qenë vërtetë dhe mentor i tij, e paske rrethanë rënduese..!

*****
Kohë të keqe gjete për dasëm o Safa.

About Redaksia

Check Also

Propagandë e skaduar me armiqtë e pensionistëve e mësuesve!

Nga Belind KELLIÇI Edi Rama ka zbuluar sot se gjykatësit e paskan fajin për pensionet …