Vjedhja e metaleve në Kombinatin e Poliçanit, Çuçi thirret në Prokurorinë e Beratit

Ish-ministri i Brendshëm Bledi Çuçi është paraqitur sot në Prokurorinë e Beratit, ku është duke dhënë dëshminë e tij, si person në dijeni për të dhënë shpjegime në lidhje me vjedhjen e një sasi e të konsiderueshme metalesh në Kombinatin Mekanik të Poliçanit, ndërsa për çështjen është regjistruar procedim penal në 2022, për shpërdorim detyre.

Çuçi thirret në cilësinë e drejtuesit politik Berat pasi nga hetimet ka rezultuar se ka patur komunikime me drejtorin Kombinatit Mekanik te Poliçanit, Erion Zylyftari, qe është njëherazi kreu i Partisë Socialiste në Poliçan.

Ndërkohë në lidhje me dënim e shkaktuar janë bërë audite dhe gjetjet i janë vene ne dispozicion ministrit të Mbrotjes, Niko Peleshi që me gjasë do thirret për t’iu marrë dëshmi, pasi Kombinati mekanik i Poliçanit është pronë e institucionit që drejton.

About Redaksia

Check Also

Katër vite që nuk është kapur asnjë gram kokainë/ Denoncimi i gazetarit për shifrat e trafikut të drogës

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se organizatat kriminale shqiptare kanë arritur përmasa alarmante, duke trafikuar …