Edi Rama urdhëron mercenarët e tij të vendosin në arrest pa asnjë fakt kryetarin e partisë më të madhe opozitare

Lideri i opozitës, Sali Berisha iu drejtua qytetarëve që kishin ardhur ta mbështesnin në atë që e kanë cilësuar si ‘rruga e shpresës’, tha se mercenarët e Ramës po shkelmojnë Kushtetutën e vendit, duke vendosur në arrest pa asnjë fakt, bazë apo dokument kryetarin e partisë më të madhe opozitare.

Gjatë fjalimit të tij, Berisha theksoi se çdo ditë ka denoncuar lidhjet e Ramës me krimin, drogën, korrupsionin dhe korrupsionin e tij ndërkombëtar.

Berisha iu drejtua qyetetarëve duke thënë se vetëm beteja është shpresa e fundit e shqiptarëve.

‘Vetëm beteja është rruga e fitores ndaj një njeriu që ka përqendruar çdo pushtet në duart e tij.

Ndaj një njeriu që me paratë e drogës dhe paratë e vjedhura ushqen një propagandë kundër të vërtetës nga mëngjesi gjer në darkë.

Që me paratë e drogës dhe paratë e vjedhura blen deklarata nëpër botë dhe vizita në Shqipëri.

Por ne jemi shqiptarë, geni ynë është i pamposhtur.

Ndaj dhe ne qëndrojmë të pamposhtur për t’u thënë të vërtetat shqiptarëve.

Qëndrojmë të pamposhtur në sakrificën dhe përpjekjen tonë për të rikthyer votën e lirë shqiptarëve.

Qëndrojmë të pamposhtur për të shkuar drejt qeverisë teknike sepse me Edi Ramën zgjedhje të lira nuk ka dhe nuk do të ketë.

Miqtë e mi, çdo ditë, çdo orë ju dëgjoni vendime që poshtërojnë çdo shqiptar.

Edi Rama me drejtësinë e tij politike tregon se është i aftë të marrë çdo vendim.

Se është i aftë të shkelë çdo ligj.

Të shkelë Kushtetutën.

Shikoni çfarë bën me Xhaçkën e tij? Shikoni çfarë bën me Erion Veliajn, Ballukun, hajdutët e tjerë?

Edi Rama është njëlloj, është si pika e ujit e ndarë në dysh me babanë e tij xhelat, Kristaq Rama, i cili varte kundërshtarët politikë sepse të atilla ishin ligjet e kohës për kundërshtarin.

Kurse sot, Edi Rama në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën urdhëron mercenarët e tij të shkelmojnë Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Të shkelmojnë Kushtetutën e vendit dhe të vendosin në arrest pa asnjë fakt, bazë apo dokument kryetarin e partisë më të madhe opozitare.

Për faktin e vetëm se ka denoncuar çdo ditë, çdo orë, çdo javë, çdo muaj, vjedhjet e tij monstruoze, vjedhjet e familjarëve të tij, vjedhjet e ministrave të tij, lidhjet e tij me krimin, drogën, korrupsionin dhe korrupsionin e tij ndërkombëtar.

Vetëm e vetëm se ka mbrojtur në çdo rast interesin kombëtar.

E ka denoncuar atë si argat të Beogradit”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

PD Vlorë: Dionis Sota do të përfaqësojë qytetin e tij në këtë garë!

Deklaratë për media e Partisë Demokratike Dega Vlorë nga Sekretaria Funksionale, Eralba Kreshpa Diten e …