Ish-kandidati opozitës për Kryetar të Bashkisë Vlorë, Hysni Sharra, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama në lidhje me rritjen e çmimeve në Jug.
Sharra nuk e ka kursyer Ramën duke i thënë se rritja e çmimeve ka ndodhur për shkak të politikave dhe kryebashkiakëve të tij.
Sharra ka renditur disa nga faktet që sipas tij kanë ndikuar në rrijten e çmimeve.
Reagimi
“T’i thotë dikush këtij që asnjëherë nuk di çfarë ndodh, që rritja e çmimeve ka ndodhur për shkak të politikave që ky vetë dhe yes-men-ët e tij kryetarë bashkish kanë ndjekur:
- Rritja në masën 30% e tarifës së ndriçim-pastrim-gjelbërimit
- Rritja nga 30% deri në dyfishim e tarifës së zënies së hapësirës publike, përfshirë edhe atë të stacionit të plazhit
- Minimalisht dyfishimi i taksës së fjetjes në hotel
- Rritja nga 1.5 deri në dyfish e taksës së ndikimit në infrastrukturë
- Zënia plotësisht dhe shfrytëzimi nga privatët e gjithë plazheve
- Mungesa e ujit të (pa)pijshëm dhe investimet që u duhen operatorëve për ta siguruar atë
- Detyrimi me dhunë për impiantet e pastrimit të ujërave që u kushtojnë bizneseve nga 15 mijë deri nê qindra-mijëra euro
- Boshatisja e vendit dhe mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar që ka sjellë rënie të cilësisë dhe rritje të kostove
- Vendosja në tatim e një kategorie të caktuar të shërbimeve
- Rrëmuja në trafik, plazhet dhe qytetet e papastra, vija bregdetare dhe infrastruktura e shkatërruar në qytetin e Vlorës, dhe në aksin Vlorë-Orikum.
E të tjera e të tjera o Kokov!”, shkruan Hysni Sharra.
Gazeta RD