Doris Madhi, anëtare e Këshillit Bashkiak Elbasan e cila ishte pjesë e protestës kundër arrestimit politik të liderit të opozitës është shprehur se inceneratori i Elbasanit po i rrezikon seriozisht jetën qytetarëve.
Madhi ka theksuar se landfilli i inceneratorit të Elbasanit ka marrë flakë dhe prej kohësh nuk e bën punën për të cilën paguajnë qytetarët nga taksat e tyre.
“Jemi në natën 198 rezistencë, denoncime dhe 9800 zullume që katoi pisa bëjnë në kurrizin tanë. Muaj më parë isha këtu për të denoncuar vjedhjen e madhe me inceneratorin e Elbasanit.
Kjo aferë korruptive sillte me vete dhe një katastrofë të madhe ekologjike dhe rreziku i madh për jetën e qytetarëve të Elbasanit.
Landfilli i inceneartorit të Elbasanit ka marrë flakë. Ama çdo ditë paratë shkojnë në llogaritë e hajdutëve.
Në burg kanë shkuar ata persona që janë bërë koka turku dhe jo përgjegjësit e inceneratorëve”, tha Doris Madhi.
Gazeta RD