Balliu: SPAK po amniston hajdutët e bashkisë, Duamni palë me Veliajn dhe Ramën

Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu i cili ishte pjesë e protestës së radhës përpara bashkisë së Tiranës kundër vjedhjeve skandaloze që janë kryer nga ky institucion është shprehur se SPAK po i amniston hajdutët.

Balliu ka theksuar se të gjitha mediat e inceneratorëve janë në mbështetje të SPAK, Veliajt dhe Ramës dhe janë në front kundër opozitës e cila denoncon të gjitha vjedhjet.

“Serioziteti i situatës në të cilën kalon vendi sot përgjigje më të mirë në këtë vapë përvëluese që po zhvillohet protesta nuk ka.  Kjo qendresë vërteton dhe hedh poshtë propagandën e shëmtuar të Veliaj ku pretendon se me mediat e inceneratorëve do të gënjejë qytetarët e Tiranës.

Të gjitha mediat e inceneratorëve janë në mbështetje të SPAK, Veliajt dhe Ramës dhe janë në front kundër opozitës e cila denoncon të gjitha vjedhjet.

SPAK nuk e ka në plan për të zbardhur këtë vjedhje të madhe dhe as të arrestoi Veliajn por SPOAK është aty për të garantuar pagesat për inceneratorët që nuk ekzistojnë.

E patë në parlament se si Dumani dhe mediat e inceneratorëve i kërkonin llogari opozitës se përse i drejton pyetje drejtuesit të SPAK se përse nuk hetoni vjedhjet me inceneratorët”, tha Balliu.

About Redaksia

Check Also

Reagimi i fortë i PPE: Shqetësim për arrestimin e liderëve të opozitës, në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira

Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi i ndodhur në Maltë ku po zhvillon takim asambleja politike …