Berisha: Me një vendim mafioz të nxitur nga Vilma Nushi dhe Tom Doshi, Edi Rama abrogoi ligjin që garantonte ilaçe të sigurta

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se me anë të një vendimi krimanl, abrogoi ligjin që garantonte ilaçe të sigurta në Shqipëri.

Berisha tha se, me një vendim mafioz, të nxitur nga Vilma Nushi dhe Tom Doshi, Edi Rama abrogoi ligjin që garantonte ilaçe të sigurta.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme dhe nderimin më të thellë për ju misionarët e të vërtetës, shpresës, të ardhmes dhe fitores së shqiptarëve.

Të dashur miq, situata e qytetarit shqiptar në aspektet më kryesorë të jetës së tij është nga më të pasigurtat apo më e pasigurta se çdo qytetari tjetër në një vend jashtë lufte.

Sot nuk mund të bëhet fjalë për kurrfarë sigurie për të nesërmen për qytetarin që nuk ka tre vakte ushqim për fëmijët e tij.

Dita, java, muaji janë të pasigurta për të.

Dhe kjo pasiguri e madhe është një nxitje për largimin e tij nga Shqipëria, për të gjetur një vend ku ai mund të ushqejë normalisht fëmijët e tij.

Pasiguria e qytetarit shqiptar siç faktojnë me dhjetëra e dhjetëra dokumente, fakte, është shumë e madhe, për fatin më të keq, në sektorin e kujdesit shëndetësor.

Natyrisht fjala këtu është për qytetarët, të cilët nuk mund të përballojnë shërbimet private të kujdesit shëndetësor.

Ata që shkojnë në shërbime private, ata që drejtohen jashtë shtetit, ata janë pakica e pakicës në Shqipëri.

Kurse shumica e shumicës në këtë vend përjeton pasigurinë maksimale në kujdesin shëndetësor që atij i ofrohet.

Me një vendim mafioz klientelist, i nxitur kryekëput nga Vilma Nushi dhe Tom Doshi, Edi Rama abrogoi ligjin me të cilin ne kishim garantuar futjen në Shqipëri vetëm të ilaçeve të sigurta.

Me të cilin ne kishim ndaluar në mënyrë të prerë futjen në territorin e Shqipërisë të ilaçeve kallp.

Ky ligj, i cili lejonte importin vetëm të ilaçeve që shiteshin në dy ose më shumë vende të BE, që ishin të miratuara nga enti evropian i ilaçeve ose enti i SHBA i ilaçeve, bëri që Shqipëria të sigurojë ilaçe të cilësisë së njëjtë me vendet e BE.

Këto ilaçe, rimbursoheshin ato që ishin gjenerike, 95 dhe 100 përqind.

Por çfarë ndodhi? Ndodhi me ardhjen në pushtet, nga ligjet e para që u abroguan ishte ligji i importeve të ilaçeve. Asokohe e vërteta e pamohueshme është se në Shqipëri kishin zyrat e tyre kompanitë më serioze perëndimore të prodhimit të ilaçeve.

Me angazhimin personal të Edi Ramës për të ndarë fitimet me Vilmën, bashkëshorten e kushëririt të tij dhe Tom Doshin, ligji u abrogua”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Popullorët Europianë paralajmërojnë Ramën: Jo ndjekje penale liderve të opozitës, mbështesim PD, vendi pa zgjedhje të lira, me krim dhe korrupsion

Rezoluta mbi Shqipërinë e paraqitur nga Partia Demokratike e Shqipërisë (PD) në Asamblenë Politike të …