Siguria ushqimore në duart e mafies, në Shqipëri importohen helmet bujqësore më të rrezikshme

Lideri i opozitës, Sali Berisha ngriti alarmin për importin e helmeve bujqësore në Shqipëri, që sipas tij janë ndër më të rrezikshmet.

Duke folur para qytetarëve, në tubimin e asaj që njihet si rruga e Shpresës, Berisha tha se siguria ushqimore është tashmë në duart e mafies.

“Qytetari shqiptar është sot qytetari më i pasigurt.

Siguria ushqimore në Shqipëri është në duart e mafies së pashpirt.

Në Shqipëri, importohet të dashur qytetarë dhe qytetare, helmet bujqësore më të rrezikshme të nxjerra prej vitesh apo dekadash jashtë përdorimit.

Në Shqipëri kontrolli mbi përdorimin e pesticideve është inekzistent.

Prodhimet masivisht kthehen nga tregjet për përmbajtje të lartë të helmeve.

Këto ditë doli se akulloret, ndonëse BE dhe enti respektiv kanë dhënë alarmin, AKU-ja e korruptuar e Edi Ramës i lejoi ato të shiten në Shqipëri, në një kohë kur është tashmë e njohur se konsumator kryesor janë fëmijët e këtij vendi.

A nuk është ky një krim i shëmtuar tjetër?

A nuk është kjo një dëshmi e tmerrshme e pasigurisë që ekziston në këtë vend?”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Kushtetuesja mashtroi hapur! Gjykatësja me 5 mbiemra ka qenë në konflikt flagrant interesi

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, denoncoi në Çim Peka Live një tjetër mashtrim nga vendimi …