Salianji-Ballës: Dumani nga burgu po kryen krime! Kush mban përgjegjësi?

Në komisionin e Sigurisë nisi shqyrtimi në parim i projektligjit për Policinë e Shtetit dhe i pranishëm ishte ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Deputeti i PD, Ervin Salianji, pasi ia ka përplasur në sy konstatimet e ashpra të raporteve të DASH dhe po ashtu edhe të vetë SHISH e deri tek deklarata e fundit e vetë kreut të SPAK-ut për inkriminim të drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit, i ka kërkuar Ballës në veçanti të japë përgjigje se si është e mundur që vrasësi me pagesë i arrestuar Nexhmedin Dumani vazhdon të kryejë krime nga burgu.

“Një përgjigje dua për këtë Dumanin – iu drejtua Salianji, – që ka çuditur dynjanë duke dalë nga burgu – nga burgu!!! Të ndodhet kjo më përpara, e di çfarë ndodhte në këtë vend apo jo?! Nga burgu vendos gjoba, nga burgu kryen aktivitet kriminal, nga burgu pastaj përveç këtyre të mirave të tjera që ka, kryen edhe ca gjëra të tjera”.

About Redaksia

Check Also

Revoltë para kryeministrisë: Policia sulmon qytetarët me gaz dhe ujë!

Teksa qytetarët e revoltuar kanë hedhur molotov drejt godinës së kryeministrisë dhe kanë nisur të …