Ndërron jetë në burg i arrestuari për atentatin në “Don Bosko”

Ka ndërruar jetë në burgun e Fushë Krujës 32-vjeçari Andrea Bregasi, autori i atentatit të dështuar në “Don Bosko”, në vitin 2023.

Bregasi mësohet se ka ndërruar jetë për shkak të një arresti kardiak në ambientet e spitalit të qytetit.

Burime bëjnë më dije se i riu ka qenë përdorues i lëndëve narkotike, si dhe trajtohej me metadon.

Kujtojmë se Andrea Bregasi akuzohet se qëlloi me pistoletë mjetin që drejtohej nga 42-vjeçari Rudolf Zefi. Bregasi atë kohë, thuhet se qëlloi gjashtë herë me armë drejt automjetit ku udhëtonte Rudolf Zefi, së bashku me dy persona të tjerë, mëngjesin e së enjtes (14 Dhjetor).

About Redaksia

Check Also

Incidenti në Pustec/ Këlliçi: Injorimi i Himnit nuk është gafë, por dështim i diplomacisë!

Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi ka reaguar ashpër pas incidentit të ndodhur në Pustec gjatë …