Mazniku del si “pulë e lagur” pas 3 orësh nga SPAK, përse u pyet…

Ministri i Pushteti Vendor, Arbjan Mazniku ka qëndruar për 3 orë në ambientet e SPAK, ku është marrë në pyetje nga prokurori Klodian Braho, i cili po heton dosjen ‘5D’.

Gjatë një prononcimi të shkurtër për gazetarët, Mazniku u shpreh se, kishte shkuar në SPAK për të dhënë disa sqarime.

Isha për një çështje si person në dijeni, dhashë sqarimetha shkurt Mazniku, i cili nxitoi të largohej.

Mazniku mësohet se është pyetur në lidhje me hetimin e skandalit korruptiv të kompanisë ‘5D’.

Por në emër të tij është bërë publik edhe një fakt tjetër, pasi bashkëshortja e Arbjan Mazniku dhe e Endri Fugës kanë në pronësi një restorant në zonën e Pazarit të ri në Tiranë, ku janë bërë mjaft dreka dhe darka të bashkisë së Tiranës.

About Redaksia

Check Also

Drejton aksionin e IKMT në Theth, gazetari: Fatmir Metaj, i përfshirë në vrasjen e Azem Hajdarit

Gazetari Basir Çollaku ka deklaruar se Fatmir Metaj, i cili po drejton aksionin e IKMT-së …