Një trafikant droge në Këshillin Bashkiak i ndërsehet opozitës

Një trafikant droge me histori në Hollandë i është ndërsyer sot opozitës.

Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Pas protestve dhe akzuave jashtë godinës, duket se përplasjet pozitë-opozitë janë zhvendosur në Kuvendin e kryeqytetit.

Sapo nisi mbledhja e parashikuar për sot, këshilltari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i ka hedhur letra kryebashkiakut Erion Veliajn në fytyrë.

Mirëpo ky incident ka agravuar. Mësohet se më pas ka ndërhyrë anëtari socialist Halit Valteri. Në këtë moment Blushi i është kundërpërgjigjur Valterit duke e gjuajtur me grusht.

Pas këtij debati të ashpër, kryetarja e këshillit ka kërkuar ndërhyrjen policisë bashkiake. Mbledhja u ndërpre pas incidentit dhe përplasjeve.

Veliaj: Je komplet i paaftë. Më ngatërron me atë me bllok në dorë, më ngatërron me atë të bllokut.

Drejtuesja e këshillit: Zoti Blushi lini sallën

Veliaj: Je komplet i paaftë (Blushi nuk dëgjohet).

Më pas nis përplasja fizike.

Drejtuesja e Këshillit: Zoti Blushi lini sallën. Zoti Valter ju lutem. Policia Bashkiake…

About Krye Redaktor

Check Also

Revolta ka kuptim vetëm kur shprehet në rrugë masivisht!

Nga Nikola KEDHI Varfëria në Shqipëri ka arritur nivele të krahasueshme me vendet më të …