Teliti: Nga se ka frikë Erjon Veliaj? Pse nuk ërballet me drejtësinë?

Anëtari i Këshillit bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti, gjatë fjalës së tij në tubimin poshtë shtëpisë së liderit demokrat Sali Berisha, u shpreh se, asnjë nuk e do atë të vrarë apo të vdekur Erjon Veliajn, por thjeshtë e duam atë jashtë zyrës së bashkisë, dhe të përballet me drejtësinë.

“Gjithë shqiptarët jetojnë në 35-40 gradë, i vetmi që po ndjen të ftohtin e burgut që e pret është Erjon Veliaj, e pashë dje, sesi ishte veshur me xhup për të fshehur jelekun antiplumb, por nga se ka frikë Erjon Veliaj? Nga këshilltarët opozitarë? Me thënë të drejtën asnjë nga ne nuk e do atë të vrarë apo të vdekur, ne thjeshtë e duam atë jashtë zyrës së bashkisë, dhe të përballet me drejtësinë, për të gjithë vjedhjet, abuzimet, gllabërimet me pronat publike, me taksa e Tiranës, për të gjithë shëmbjet e padrejta të shtëpive të qytetarëve të Tiranës.

Në nuk i urojmë atij të këqen, edhe ai njeri është, por nuk meriton kurrësesi të qendrojë në atë zyrë, sidomos pas ditës së djeshme ku mesa duket kishin inskenuar një skenar monstruoz, të paimagjinueshëm për mëndjet e shëndetshmë, thjeshtë një mëndje e sëmurë që mesa duket dje kishin pregatitur një skenar monstruoz në sallën e këshillit bashkiak, skenar që ju dështoi”, tha Teliti në tubimin maratonë në ‘Rrugën e Shpresës’.

About Redaksia

Check Also

I “çmenduri” la konferencën dhe gjëmonte korridoreve gazetaren e re/ Dëshmia…

Në intervistën e dhënë për Syri Tv, pas përplasjes verbale me Kryeministrin, gazetarja e Syri …