Tensione në protestë në Thumanë-Kashar! Policia përplaset me protestuesit

Një përplasje mes policisë dhe banorëve është shënuar në këto momente në Fushë Krujë.

Policia ka tentuar të largojë qytetarët nga rruga, por ka gjetur reagimin e tyre.

Qytetarët nuk duan që të largohen nga rruga. Janë edhe forcat e ndërhyrjes së Shpejtë, që po përplasen me protestuesit.

Efektivët kanë lëshuar edhe gaz lotsjellës. I pranishëm në tubim është edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj.

Qytetarët prej 30 minutash kanë bllokuar dy anët e rrugës Thumanë-Kashar. Banorët kërkojnë që të kenë akses në rrugën Thumanë-Kashar. Pas ndërhyrjes nga policia, është liruar një nga akset e autostradës Thumanë-Kashar.

About Redaksia

Check Also

Berisha: U ktheva! Nuk kam qenë kurrë non-grata në SHBA, ka pasur vetëm një ndalim hyrje! Kam pasur komunikim zyrtar

Sali Berisha: Çdo shqiptari unë i thashë në parlamentin e Shqipërisë, u ktheva! -Zoti Berisha …